25 vjet magjistraturë, porositë e zyrtarëve shqiptarë dhe diplomacisë së huaj për magjistratët

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 16:14 | Aktualitet
25 vjet magjistraturë, porositë e zyrtarëve shqiptarë dhe

Diplomimi i 46 magjistratëve që përfunduan shkollën e Magjistraturës në vitin 2022, përkoi me 25 vjetorin e themelimit të kësaj shkolle. Para gjyqtarëve e prokurorëve më të rinj të sistemit të drejtësisë, ambasadorja e SHBA në Tiranë ftoi shkollën e Magjistraturës të guxojë të ndryshojë, të modernizohet e të përshtatet me sfidat e kohës. Reforma në drejtësi duhet të ketë sukses për të mirën e gjithë shqiptarëve, tha Kim.

Ambasadorja e delegacionit të BE në Tirane, Christiane Hohmann, i kërkoi magjistratëve të mbahen fort, edhe pse do të përballen me dosje voluminoze të korrupsionit, pastrimit të parave e krimit të organizuar. 

Për kreun i shtetit, Bajram Begaj, Magjistratura duhet të konsolidojë më tej pavarësinë e saj.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërkoi që Magjistratura t’i aftësojë studentët përtej njohurive në libra.

Brezi më i ri i dalë nga Shkolla e Magjistraturës përbëhet nga 24 magjistratë të profilit gjyqtar dhe 22 të tjerë prokurorë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos