
Rezultoi fatal pasioni i tyre për dy persona nga Durrësi, të cilët kishin dalë për të peshkuar me një pedalon në plazhin pranë lagjes nr.1 të qytetit bregdetar.
Për pasojë të dallgëve të mëdha, pedaloni është përmbysur dhe dy personat që udhëtonin mbi të, Ilir Bardheti dhe Ardian Merkuri, ranë në det.
Menjëherë në ndihmë të tyre është dërguar një mjet i Policisë Kufitare, që ka bërë të mundur nxjerrjen në breg të 48-vjeçarit Ilir Bardheti, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa vijojnë kërkimet për 52 vjeçarin Ardian Mërkuri, i cili dyshohet të jetë mbytur.
Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet me mjete lundruese si dhe janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen e tij. (A2 Televizion)