
Të paktën 4 persona raportohet të kenë humbur jetën pas përmbysjes së një varke që transportonte më shumë se 20 emigrantë në kanalin e La Manshit në veri të Francës.
Sipas të dhënave nga autoritetet e Dunkirk, 15 persona arritën të shpëtoheshin, 8 prej të cilëve kishin probleme hipotermie dhe 2 të tjerë me zemrën.
Një operacion i gjerë ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që pranë vendngjarje kanë shkuar dhe ekipet e ndihmës së shpejtë dhe një helikopter i Marinës.
Autoritetet franceze konfirmojnë se ka pasur viktima në këtë ngjarje tragjike, por pa dhënë detaje të hollësishme për numrin e tyre apo kombësinë. (A2 Televizion)