Rrezikojnë zhdukjen brenda vitit 2050, lufta për mbijetesë e koalave

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 17:01 | Bota
Rrezikojnë zhdukjen brenda vitit 2050, lufta për mbijetesë e

Tracey, një vullnetare pranë qendrës për informimin dhe shërbimin për botën e egër shtazore, kujdeset në shtëpinë e saj për dy bebe koala dhe nënën e tyre, të shpëtuara pasi zona ku jetonin u prek nga procesi i urbanizimit. “Ne po i humbasim koalat me zhvillimet e reja. Koalat e njohin këtë si habitatin e tyre, por kur kthehen sërish në këtë zonë gjejnë buldozer. Duhet caktuar një lloj rregulli, ndoshta edhe të ndalet zhvillimi i kësaj zone. Ne kemi nevojë për shtëpi për të jetuar por ka nevojë të vendosen dhe disa balanca për të garantuar mbijetesën e kësaj specieje”, thotë Tracey.

Në momentin që u kapën, dy koalat e vegjël ishin nën peshë dhe me probleme shëndetësore dhe kishin nevojë për shumë përkujdesje. Australia u përball me një nga verat më të nxehta prej dekadash,  me raste të shumta zjarresh, ku mbetën të ngordhura ose u zhvendosën rreth 35 mijë kafshë, referuar informacioneve të kërkuesve. Por edhe para zjarreve kafshët ishin të rrezikuara në zonën e Uellsit të Ri Jugor.

Në një raport të qeverisë thuhej se koalat të cilat jetonin kryesisht në pemët e eukaliptit, rrezikonin të zhdukeshin deri në vitin 2050, si pasojë e urbanizimit, prerjes së pyjeve dhe zjarreve që përfshinë zonën më të populluar prej tyre. Masat ligjore të vendosura për mbrojtjen e habitatit të koalave sollën përplasje mes konservatorëve të urbanizimit dhe banorëve të cilët kërkonin të maksimizonin vlerën e pronës së tyre duke prerë bimësinë për të hapur toka të reja.

Në muajin shtator, qeveria federale deklaroi se kishte adresuar rastin e koalave të bregut lindor, pranë një komiteti shkencor të pavarur për specie në rrezik, dhe do të ishte ky I fundit që do të vendoste nëse koalat do t’i shtoheshin listës së gjallesave në zhdukje.   KELLIE LEIGH, drejtuese e qendrës “shkenca për botën e egër”, “jemi duke folur për një specie që ka qenë këtu për miliona vite, dhe zhdukja e tyre më duket një pamje shumë e zymtë. Të duash të ndryshosh këtë situatë kërkon shumë kohë, nuk mund të bëhet brenda natës, ndaj kjo është një situatë që duhet marr shumë seriozisht tani”.

Agjencia përdor metoda të teknologjisë së avancuar për të gjurmuar lëvizjet e koalave në zonat e prekura nga zjarret, përfshirë këtu edhe qen të trajnuar për gjetjen e tyre. “Kështu që arsyeja që ne po kërkojmë përmes gjurmimit është një metodë efektive për gjetjen e tyre, në zona ku koalat është vështirë ti shohësh. Në disa zona bimësia është vërtetë shumë e lartë dhe e dendur, dhe është shumë e vështirë të gjesh koalat vetëm duke ngritur kokën lartë. Qentë tanë janë shumë të dobishëm për gjurmimin e tyre, edhe pa qenë koalat aty, ne mund të zbulojmë sa e rëndësishme është zona për këtë specie, ose nëse është një zonë ku koalat nuk kalojnë shumë shpesh”.

Mbrojtësit e koalave janë përqendruar pranë zonave të urbanizuara që përballen me rritje të popullsisë dhe kërkesës për banesa, për pasojë, nevojës për shpyllëzim dhe hapjen e tokave të reja. Chlamydia është një tjetër shkak që ka vënë në rrezik ekzistencën e koalave, bashkë me ndryshimet e klimës, thatësirat dhe zjarret, veç dorës së njeriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos