“Me apo pa marrëveshje, Britania largohet nga BE, në tetor”

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 17:45 | Bota
“Me apo pa marrëveshje, Britania largohet nga BE, në

Kandidati kryesor për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, Boris Johnson ka bërë një deklaratë të fortë për çështjen e Brexit.

Përmes një videomesazhi të publikuar në Twitter, ish ministri i Jashtëm, Johnson është shprehur se arrihet apo jo një marrëveshje, më 31 tetor, Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian.

Boris Johnson është një nga emrat kryesore për të zëvendësuar kryeministren e dorëhequr Theresa May, ai udhëhoqi fushatën e Brexit dhe mbështetet fuqishëm nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos