Një video shokuese tregon se si një nënë e re, me dy fëmijët e saj në sediljen e pasme të makinës, është përplasur me një karburant, duke shkaktuar një aksident të frikshëm.
23-vjeçarja Isabel Zepeda doli nga rruga dhe goditi pompat e karburantit, duke shkaktuar një zjarr të madh. Fatmirësisht, nga aksidenti i ndodhur në Sakramento, nuk pati të lënduar.
Policia sqaroi se nëna e re ishte nën efektin e alkoolit dhe tani do të gjykohet për akuzën e rrezikimit të jetës së fëmijëve. (A2 Televizion)