Pjesa tjetër e ndërtesës që u shemb në Florida më 24 qershor u shkatërrua brenda natës përmes shpërthimeve të vogla të kontrolluara.
Autoritetet vendosën të prishin ndërtesën 12-katëshe nga frika se mund të shembet gjatë kalimit të pritur të stuhisë tropikale Elsa, e cila pritet të kalojë në Florida nesër.
Një pjesë e bllokut 12-katësh u shemb më 24 qershor, ku deri më tani bilanci është 24 viktima dhe 121 janë zhdukur.
Struktura e paqëndrueshme e mbetur, e cila nuk përmbante trupa, u shkatërrua në mënyrë që përpjekjet e kërkimit të mund të vazhdonin në mënyrë të sigurt.
Asnjë i mbijetuar nuk është nxjerrë nga rrënojat në vendin në Surfside që nga orët e para pas shembjes së strukturës.
Ky operacion erdhi pasi shqetësimeve të ngritura rreth Stuhisë Tropikale Elsa që po afrohet, e cila mund të arrijë në Florida të martën. (A2 Televizion)