
Fermerët e Shkallnurit në Bashkinë e Durrësit i parashtruan Sali Berishës shqetësimet e kryesore që sipas tyre po pengojnë zhvillimin e bujqësisë.
Për gjendjen në të cilën ndodhet ky sektor, Berisha bëri përgjegjëse qeverinë, ndërsa premtoi rikthimin e vëmendjes tek fermeri pas ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet.
“Fermeri nuk ka taksa, fermeri rimbursohet për ato taksa që paguan për blerjet që bën”, deklaroi ai.
Investimet në infrastrukturën e fshatrave, sipas liderit historik të PD, do jenë një tjetër prioritet kryesor i qeverisjes së ardhshme të demokratëve. (A2 Televizion)