
Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, pasi në bagazhin e makinës iu zbulua një automatik tip Kallashnikov.
Forca e Posaçme "Shqiponja" në DVP Lezhë, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Lezhë, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shëngjinit", kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, me drejtues 37-vjeçarin A.Sh., dhe pasagjer 27-vjeçarin A.V., në bagazhin gjetën automatikun me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Ndaj dy të rinjve nga Malësia e Madhe, të cilët rezultuan të dënuar më parë për për trafikim të lëndëve narkotike, rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”. (A2 Televizion)