Më shumë trupa të KFOR në Kosovë, mbërrijnë përforcimet turke pas tensioneve në veri

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 20:05 | Kosova
Më shumë trupa të KFOR në Kosovë, mbërrijnë

Aleanca e Atlantikut të Veriut bën me dije se nga dita e sotme kanë filluar të dislokohen në Kosovë, trupat shtesë që do të ndihmojnë KFOR në misionin e tij pas incidenteve të dhunshme në Zvecan.

“Rreth 500 pjesëtarë të shërbimit turk nga batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë së Turqisë do ta përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NATO-ja.

Mes të tjerash, në komunikatë sqarohet se trupat përforcues do të qëndrojnë në Kosovë për aq sa të jetë e nevojshme, madje një tjetër batalion është në gatishmëri të lartë nëse urdhërohet.

Dhuna që shpërtheu në veri, duke lënë të plagosur 30 ushtarë të KFOR, shtyu NATO-n të angazhojë 700 trupa të tjera shtesë, përveç 4 mijë që gjendeshin të stacionuara atje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/04/nato-i-kerkoi-perforcime-pas-trazirave-ne-veri-turqia-dergon-trupa-ne-kosove/

A2 CNN Livestream

Latest Videos