
Real Madrid ka mundur Atletico Madrid me rezultatin 3-1, pas kohës shtesë, për të siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Skuadra e Diego Simeones e nisi mjaft mirë sfidën, duke kaluar në avantazh në minutën e 19, me Alvaro Moratën.
Rodrygo, me një supergol në minutën e 79, e rivendosi baraspeshën e derbit madrilen, që u mbyll në barazim 1-1 në kohën e rregullt.
Më pas, në 30 minutat e shtesës, ishin Benzema dhe Vinicius që vulosën fitoren për Realin. (A2 Televizion)