
Përveç luftës për titull në kampionat, Arsenal dhe Manchester City përballen këtë të premte në Fa Cup , në ndeshjen e vlefshme për raundin 1 të 16.
Topçinjtë kanë 5 ndeshje pa humbje dhe kryesojnë kampionatin me 5 pikë, megjithatë statistika këto qe mbeten vetëm në letër pasi përballë gjigantëve të City, nuk do ta kenë aspak të thjeshtë.
Kështu është shprehur, trajneri i klubit nga Londra, Mikel Arteta, që mes të tjerash ka pohuar se kjo sfidë nuk do të ndikojë në miqësinë e tij me Pep Guardiolën
Arteta dikur ka qenë ndihmës trajner i Guardiolas tek Manchester City. ndërsa sot spanjolli e vlerëson për çdo arritje por thekson se kërkon maksimumin nga skuadra e tij .
Dueli Manchester City-Arsenal luhet sot në mbrëmje në orën 21:00. (A2 Televizion)