Më të mirët e vitit 2019 në letërsi, gjashtë fituesit

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 13:13 | Aktualitet
Më të mirët e vitit 2019 në letërsi, gjashtë

Mira Meksi, Romeo Çollaku, Alisa Velaj, Llambro Ruçi, Shkëlzen Zalli dhe Mateo Mandala janë krijuesit më të mirë të vitit 2019.

Juria e Çmimeve Kombëtare për letërsinë vlerësuan si romanin më të mirë të vitit të shkuar “Diktatori në udhëkryq”, të autores Mira Meksi.

Si përmbledhja më e mirë me tregime u vlerësua vepra e Romeo Çollakut, “Mikrobus”.

Ndonëse janë ndarë nga jeta Llambro Ruçi dhe Shkëlzen Zalli vijojnë të vlerësohen për kontributet që lanë pas në gjuhën shqipe. Llambro Ruçi si përkthyes i Iliadës dhe Shkëlzen Zalli si autori i të vegjëlve.

Në zhanrin ese kryesoi Mateo Mandala me kontributin e tij mbi arbërishten. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos