Festat dhe pandemia, nis fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 11:17 | Aktualitet
Festat dhe pandemia, nis fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Ashtu si çdo vit, por jo në të njëjtat nivele, ka nisur fluksi i kthimit të emigrantëve shqiptarë drejt Shqipërisë për festat e fundvitit.

Pas hapjes së pjesshme të doganës, vetëm për datën 19 dhjetor në Kapshticë, kanë hyrë 552 shtetas dhe 133 mjete, ndërkohë vijon të mos lejohet lëvizja e automjeteve të vogla, taksive dhe autobusëve.

Emigrantët mbërrijnë në doganën greke me taksi, kalojnë në këmbë dhe më pas sërish me taksi ose mjete familjare shkojnë në banesat e tyre. Pritet që fluksi të vijojë të shtohet në ditët e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos