
Një video e shpërndarë në rrjet tregon ndalimin e disa aktivistëve të Aleancës për Teatrin, në pedonalen Murat Toptani në kryeqytet.
Bëhet fjalë, sipas vetë Aleancës, për sociologun Astrit Seranajn, Gentian Hasanin, Donald Martinin dhe sociologun Ergys Mërtiri.
Nuk ka ende konfirmim për shoqërimin në fjalë nga autoritetet policore, si dhe për shkakun e saj, por nga pamjet duket se ato janë marrë me forcë nga efektivët e policisë. (A2 Televizion)