Mediat amerikane: Lojërat Olimpike shtyhen, ndoshta në vitin 2021

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 20:50 | Sporte të tjera
Mediat amerikane: Lojërat Olimpike shtyhen, ndoshta në vitin 2021

Me sa duket, edhe Komiteti Olimpik u dorëzua përballë koronavirusit. Sipas gazetës USA Today, që referon një bisedë me anëtar të rëndësishëm të Komitetit si Dick Pound, “ Olimpiadat e Tokyos nuk do të mbahen këtë vit, por do të shtyhen për vitin 2021”.

“Në bazë të informacioneve që kemi, shtyrja është vendosur, detajet nuk janë përcaktuar, por Olimpiada nuk ka për të filluar më 24 korrik”, shtoi Pound gjatë një bisede telefonike me USA Today.

Olimpiadat ishin eventi i vetëm madhor i sportit që nuk është shtyrë zyrtarisht, me organizatorët që ende nuk kanë vendosur zyrtarisht diçka të tillë.

https://twitter.com/USATODAY/status/1242140452578406400

Me sa duket, edhe Komiteti Olimpik u dorëzua përballë koronavirusit. Sipas gazetës USA Today, që referon një bisedë me anëtar të rëndësishëm të Komitetit si Dick Pound, “ Olimpiadat e Tokyos nuk do të mbahen këtë vit por do të shtyhen për vitin 2021”.

“Në bazë të informacioneve që kemi, shtyrja është vendosur, detajet nuk janë përcaktuar, por Olimpiada nuk ka për të filluar më 24 korrik”, shtoi Pound gjatë një bisede telefonike me USA Today.

Vendimi erdhi vetëm pak orë pasi kryeministri japonez, Shinzo Abe foli rreth faktit se shtyrja e Olimpiadës është “e paevitueshme, sepse bota mbetet e angazhuar në betejën kundër pandemisë së koronavirus. Në fjalimin përpara Parlamentit, Abe konfirmoi vullnetin e Japonisë për organizimin e “Tokyo 2020”, por shtoi: “Nëse situata nuk ndryshon dhe duke vendosur si prioritet shëndetin e atletëve, mund të bëhet e pashmangshme që Olimpiada të shtyhet”.

Ndërsa Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po diskuton shtyrjen e Lojërave disa javë pas datës 24 korrik apo edhe spostimin e tyre në 2021, ekipet olimpike të Kanadasë dhe Australisë njoftuan se nuk do të dërgojnë atletë, nëse eventi zhvillohet gjatë këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos