
Katastrofa ekonomike prej bllokimit nga koronavirusi pritet të ketë pasoja të rënda për NBA, kampionatin amerikan të basketbollit.
Liga njoftoi sportistët se pavarësisht pezullimit, u garanton rrogat deri më datën 1 prill, ndërsa do të synohet që ndeshjet të rikuperohen prej datës 15 prill.
Me kontratat kolektive, parashikohet që për mbyllje nga shkaqe madhore, basketbollistëve u mbahet 1/96 e pagës, me sportistët që gjithsesi do të përfitojnë 90% të rrogës edhe pas 15 prillit.
Nëse sezoni në NBA nuk do të përfundojë, apo nëse do të rinisë vetëm nga ndeshjet “play off”, humbjet financiare përllogariten në mbi një miliard dollarë. Një katastrofë e vërtetë ekonomike. (A2 Televizion)