
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (COI) i dorëzohet pandemisë së koronavirusit. Lojërat Olimpike të Tokios, që do të mbaheshin nga 24 korriku deri në 9 gusht, me shumë mundësi do të shtyhen.
I gjendur nën presionin e komiteteve olimpike të shumë vendeve dhe federatave të ndryshme me peshë, të cilat kishin kërkuar prej ditësh shtyrjen e eventit, COI ka vendosur të shikojë për data të tjera, siç njofton në komunikatën zyrtare.
Thomas Bach, Presidenti i COI, në 4 mars, në një intervistë për “New York Times” tha se nuk po mendohej aspak as pezullimi dhe as shtyrja e Lojërave Olimpike, por situata me koronavirusin që nuk po njeh përmirësim ka bërë që të paktën të mendohet shtyrja e tyre.
COI ka njoftuar se do të marrë një vendim zyrtar brenda një muaji. (A2 Televizion)