Seferi largohet nga Tirana, zgjedh Ukrainën

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 16:38 | Futboll
Seferi largohet nga Tirana, zgjedh Ukrainën

Taulant Seferi largohet nga Tirana. Klubi bardheblu njoftoi transferimin e lojtarit në klubin ukrainas, FC Vorskla Poltava.

“Klubi shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur. Faleminderit për mocionet e panumërta sa herë ke tundur rrjetën. Largohesh si kampion nga Tirona kampione. Kjo fanelle do të mbetet gjithmonë shtëpi për ty. Suksese në rrugëtimin tënd të ri. Të lumtur që arritëm të nxirrnim në pah cilësitë e lojtarit të madh që je”, thuhet në një njoftim në rrjetet sociale.

Seferi është lojtari i dytë që zgjedh të transferohet në Ukrainë këtë sezon, pas Renaldo Filit, i cili u transferua te Odesa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos