
Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje të veçantë vizitës së presidentit Aleskandar Vucic në Tiranë, në kuadër të samitit të Brdo-Brijunit. Agjencia e lajmeve “Tanjug” shkruan se kreu i shtetit serb mbërriti në Tiranë në një situatë të tensionuar politike dhe se u prit nga protesta të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.
Klima jo e qetë, sipas Tanjug I detyrohet edhe deklaratës së presidentit Hashim Thaci, se ka folur me kryeministrin Edi Rama për unifikim të kufijve të faktorit shqiptar, hapje të plotw tw kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe për bashkimin e Luginës së Preshevës. Shqipëria e përdor historinë e Mini-Shengenit si mbulim, citon “Telegraf”, fjalët e presidentit serb lidhur me atë që e quan deklarata e rrezikshme e Thaçit.
Ndërkaq, mediat serbe publikojnë gjithashtu foto të takimit mes Vucic dhe anëtarit të presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, duke e cilësuar si një takim vëllazëror. (A2 Televizion)