Mediu: Rama nuk është vendosur thjesht kundër Europës, por kundër shqiptarëve

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 11:03 | Politikë
Mediu: Rama nuk është vendosur thjesht kundër Europës, por

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi takime në Elbasan dhe Cërrik. Në takimin me drejtuesit e degëve të Partisë Republikane në Qarkun e Elbasanit, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, kërkoi përfundimin brenda muajit dhjetor të përcaktimit të kandidaturave të PR në të gjithë qarkun, dhe njëkohësisht dhe përfundimin e organizimit elektoral në çdo qendër votimi dhe grup qendrash votimi.

Ndërsa në takimin me koordinatorët e degës së Cerrikut, Mediu theksoi nevojën e një angazhimi politik, së bashku me opozitën, për të bërë të mundur që më 25 prill, Shqipëria të kthehet në rrugën e saj europiane.

“Zgjedhjet e 25 prillit kanë një rëndësi kombëtare sepse përcaktojnë të ardhmen e çdo qytetari shqiptar dhe kombit, në Europën e Bashkuar. Rama nuk është vendosur thjesht kundër Europës, por kundër shqiptarëve, lirisë dhe interesit tonë si komb që ka vetëm një destinacion, BE. Qeveria e opozitës do të garantojë ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe punësimit, duke mbështetur biznesin me taksa të ulëta. Reforma për të ndërtuar një shtet funksional kushtetues, ku respektimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve, janë në themel të qeverisjes. Kur kemi luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, kemi kryer reforma në ndërtimin e Institucioneve demokratike dhe zhvilluar ekonominë e vendit, kemi realizuar qëllime të mëdha, siç ishte anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Opozita s’duhet të humbasë asnjë çast, por duhet të bashkohet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 prill”, tha Mediu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos