Memelli largohet nga Skënderbeu

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 13:35 | Futboll
Memelli largohet nga Skënderbeu

Pas humbjes me Dinamon, drejtuesit e Skënderbeut kanë pranuar dorëheqjen e Migen Memellit dhe pritet vetëm zyrtarizimi për largimin e tij nga klubi korçar.

Burime pranë klubit korçar bëjnë me dije se pas një bisede të gjatë, dy palët kanë zgjedhur të ndërpresin këtu bashkëpunimin mes tyre.

Që pas disfatës me kryeqytetasit, tekniku pogradecar u shpreh se do të bisedojë me klubin për të ardhmen e tij, ndërsa theksoi se nuk kërkon të bëhet barrë për tifozët dhe ekipin.

Aktualisht, Skënderbeu pozicionohet në vendin e fundit të tabelës me 17 pikë, 5 larg Kastriotit të vendit të nëntë dhe 6 nga Dinamo i vendit të tetë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos