Në garë me sheikët, miliarderi amerikan kërkon të blejë Chelsea

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 13:01 | Futboll
Në garë me sheikët, miliarderi amerikan kërkon të

Pasi u nxorr zyrtarisht në shitje, kanë mbërritur dhe ofertat e para për klubin e Chelsea.

Mediat angleze bëjnë me dije se bëhet fjalë për një miliarder amerikan, i cili ka shprehur dëshirën për të blerë londinezët.

Robert Wood Johnson, pronar i “New York Jets”, e njeh mirë futbollin anglez duke qenë se për një kohë të gjatë ka banuar në Londër ku ishte dhe ambasador në Mbretërinë e Bashkuar.

Detajet nga oferta nuk bëhen të ditura mirëpo pak ditë më parë presidenti aktual, Roman Abramoviç, theksoi se Chelsea nuk do të shitet më pak se 3 miliardë sterlina. Në garë për të blerë klubin londinez nuk është vetëm miliarderi amerikan, por edhe disa sheikë arabë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos