
Gjykata Penale në Shkup dënoi me 3 vite e 2 muaj burg kreun e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi. Aktvendimi ndaj tij është ndërmarrë për shpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013.
Thaçi nuk ishte i pranishëm në sallë gjatë shqiptimit të vendimit. Avokati i tij mbrojtës kundërshtoi dënimin duke thënë se Prokuroria nuk ka dhënë prova konkrete që vërtetojnë veprën për të cilën u shpall fajtor kreu i PDSH-së. Aktakuza kundër Thaçit është ngritur nga Prokuroria Speciale në bazë të përgjimeve të publikuara nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. (A2 Televizion)