
Në ditën që Rusia nisi ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë, një imazh i çuditshëm nisi të përhapje tek të gjithë ata që kundërshtonin këtë veprim të paligjshëm të presidentit Putin.
Imazhi përbëhej nga një pikturë e poetit rus Pushkin, një numër shtatë dhe radhë me emoji personash që ecin.
Për këta njerëz përmbajtja e saj ishte tepër e qartë, “Protestë në sheshin Pushkin në Moskë në orën 19:00”, kundër vendimeve të qeverisë.
Protestat e paautorizuara janë ndaluar në vend që nga viti 2014 dhe shkeljet e rregullave mund të çojnë në paraburgim deri në 15 ditë për herën e parë. Përsëritësit mund të marrin dënime me burg deri në pesë vjet.
Që atëherë, ka qenë e zakonshme që aktivistët të përdorin fraza të ndryshme të koduara për t'u organizuar në internet. (A2 Televizion)