Trashëgimia e Kobe Bryant, 400 milionë $ në një vit

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 21:50 | Sporte të tjera
Trashëgimia e Kobe Bryant, 400 milionë $ në një vit

Më 26 janar 2020, vdekja e Kobe Bryant tronditi mbarë botën. Aksidenti me helikopter i kushtoi jetën ish-lojtarit të Los Angeles Lakers dhe tetë personave të tjerë, përfshirë vajzën e tij 13-vjeçare Gianna.

Por, edhe pse ka dy vite që nuk është më, ish-basketbollisti i famshëm vazhdon të gjenerojë miliona dollarë çdo vit.

https://a2news.com/2020/02/01/lamtumire-kobe/

“Forbes” ka publikuar një renditje të disa prej personazheve të famshëm të vdekur që kanë gjeneruar më shumë të ardhura vitin e kaluar dhe aty, Kobe Bryant shfaqet në vendin e dytë, me më shumë se 400 milionë dollarë.

Për të përgatitur listën, publikimi ka marrë në konsideratë fitimet para taksave nga shitjet, transmetimet, marrëveshjet e licencës dhe burime të tjera midis 1 nëntorit 2021 dhe 30 tetorit 2022, si dhe blerjet e mallrave të bëra ose të shpallura gjatë së njëjtës periudhë. Referohen gjithashtu të dhënat nga Luminate, IMDbPro, NPD BookScan dhe intervistat me ekspertë të industrisë, si dhe tarifat e agjentëve, menaxherëve dhe avokatëve.

https://a2news.com/2020/01/27/kobe-bryant-jeta-ne-foto/

Me këtë panoramë, 5 herë kampioni i NBA zë vendin e dytë, vetëm pas J.R.R. Tolkien, fitimet e të cilit arrijnë në 500 milionë euro, dhe është përpara artistëve të mëdhenj si David Boëie, Elvis Presley apo Michael Jackson.

Arsyeja kryesore që e ka shtyrë Kobe Bryant të regjistrojë shifra të tilla nuk është gjë tjetër veçse aksionet (7%) që legjenda e basketbollit pati në pijen energjike Bodyarmor, kompani e së cilës ai ishte edhe pjesë e bordit të drejtorëve.

https://a2news.com/2020/02/07/detaje-te-reja-nga-aksidenti-ku-humbi-jeten-kobe-bryant/

Në nëntor 2021, Coca-Cola ra dakord të blinte 70% të kompanisë - të cilën nuk e zotëronte tashmë - për 5,6 miliardë dollarë, ndërsa trashëgimtarët e Kobe Bryant morën 400 milionë dollarë nga shitja e aksioneve. Një operacion që është blerja më e madhe në historinë e kompanisë së pijeve joalkoolike.

Përtej kësaj lëvizjeje, duhet theksuar se Kobe Bryant gjithashtu krijoi një rrjet mbresëlënës biznesi së bashku me partnerin e tij Jeff Stibel, nisi një kompani prodhimi (Granity Studios) dhe gjithashtu ruan disa nga marrëveshjet e tij historike të sponsorizimit me marka të tilla si Nike, e cila padyshim ngre shifrën e dhënë nga Forbes. Vanessa Bryant, e veja e tij, është përgjegjëse për t'u kujdesur për pasuritë e ish-bashkëshortit të saj, figura e të cilit vazhdon të gjenerojë të ardhura milionerësh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/25/vdekja-e-kobe-bryant-bashkeshortja-e-tij-do-te-demshperblehet-me-16-milione-dollare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos