
Roma ka vendosur që të afrojë Elseid Hysajn në merkaton e janarit. Klubi i kryeqytetit italian po mendon që përveç lojtarit të kombëtares sonë, të afrojë edhe lojtarin tjetër të Napolit, sulmuesin Milik.
Të dy këta futbollistë do të mund të lirohen me parametër zero në qershor, pasi kanë refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin. Por, Roma kërkon të eliminojë konkurrencën duke vepruar shpejt. Për ta bërë këtë, duhet t’i japë një ofertë të leverdisshme Napolit.
Roma dhe Hysaj kanë qenë në kontakt prej kohësh, madje arritën edhe një marrëveshje përpara se Napoli të thonte “JO”. (A2 Televizion)