Merkel kërkon reagim të bashkuar ndaj Rusisë: Na duhet një mekanizëm kundër provokimeve

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 14:55 | Bota
Merkel kërkon reagim të bashkuar ndaj Rusisë: Na duhet një

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kërkoi një reagim të përbashkët të Bashkimit Europian ndaj kërcënimeve të Rusisë.

“Ngjarjet e muajve të fundit, dhe jo vetëm në Gjermani, kanë treguar qartë se nuk është mjaftueshëm nëse ne reagojmë në një mënyrë të pakoordinuar ndaj provokimeve të shumta të Rusisë. Në vend të kësaj ne duhet të krijojmë mekanizma për t'iu përgjigjur bashkërisht provokimeve. Kjo është mënyra e vetme për ne të mësojmë se si t'i kundërvihemi sulmeve hibride të Rusisë”, tha Merkel.

Edhe pse përshëndeti samitin SHBA-Rusi, ajo përsëriti nevojën për dialog me Moskën. “Mendoj se ne si Bashkim Europian duhet të kërkojmë gjithashtu kontakte direkte me Rusinë dhe presidentin e saj. Nuk është mjaftueshëm që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të bisedojë me homologun rus. E përshëndes atë, por BE duhet të krijojë forume për dialog. Nuk do të ketë ndonjë mënyrë tjetër për të zgjidhur konfliktet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos