Çështja Ahmetaj, Tabaku: Pati dy zhvillime shqetësuese në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 21:43 | Politikë
Çështja Ahmetaj, Tabaku: Pati dy zhvillime shqetësuese në

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, theksoi se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve, që do të vendoste për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

“Donim seancë me dyer të hapura për transparencë ndaj qytetarëve. Kjo nuk ndodhi. Pati dy zhvillime shumë shqetësuese: avokatët e Ahmetajt kërkuan shtyrjen e seancës dhe mazhoranca i doli në krah. E dyta: Ahmetaj ka patur kohën e mjaftueshme për t’u larguar nga Shqipëria”, deklaroi Tabaku në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN.

“Faktet që kanë dalë në media kanë treguar se si i gjithë shteti ka qenë në shërbim të këtyre biznesmenëve. Në atë dosje tregohet se si Ahmetaj ka ndikuar për vendime të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Ministrave në favor të dy biznesmenëve”, shtoi Tabaku. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/11/avokati-ahmetaj-ndodhet-jashte-shqiperise-bardhi-ngre-dyshime-se-gjendet-ne-kanada/

A2 CNN Livestream

Latest Videos