
Sekreti hetimor do të ruhej në mbledhjen e Këshillit të Mandateve si me dyer të mbyllura ashtu edhe me dyer të hapura. Kështu u shpreh në studion e Debatit në A2 CNN juristi Ledio Braho, lidhur me mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve që nisi shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, ndërsa opozita kërkoi që të zhvillohej me dyer të hapura.
Sipas Brahos mazhoranca ka përdorur forcën e kartonit që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura dhe publiku të mos ketë informacione.
“Nuk besoj që duke bërë mbledhje me dyer të mbyllura do të ruhej sekreti. Më duket një mënyrë që mazhoranca të mbrohet ndaj kësaj afere. Sekreti hetimor do të ruhej si me dyer të mbyllura, si me dyer të hapura. Kushdo që ka dashur të marrë dokumentin e SPAK e ka marrë. Provat nuk dalin nga mbledhja. Mazhoranca ka përdorur forcën e kartonit që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura dhe publiku të mos ketë informacione. Edhe nëse bëhej me dyer të mbyllura nuk do të cenohej asgjë. Ahmetaj është i zgjedhur dhe duhet të ketë transparencë maksimale nga parlamenti. Unë besoj që kërkesa drejtuar kuvendit nuk ka të bëjë me individë të tjerë. Nëse bëhej fjalë për ata individë, sekreti hetimor mund të ruhej deri në fund këtu bëhet fjalë për veprimet e mosveprimet e zotit Ahmetaj në dy ministri që ka drejtuar opinioni publik duhet të marrë informacion të plotë pa cenuar sekretin hetimor. Në rastin e zotit Tahiri ka qenë e hapur”.
Për Brahon duhet të kërkohet masë sigurie për Arben Ahmetaj, pasi sipas tij hetimi në gjendje të lirë cenon provat, i shmanget drejtësisë dhe shfrytëzon kohën për të negociuar.
“Sa i takon SPAK hetimet vijojnë, Ahmetaj është nën hetim duke qenë në gjendje të lirë mund të ndikojë në një pjesë të personave që kanë dijeni për ato veprime që hetohet gjenda e tij e lirë mund të cenojë provat dhe mundësi për t’u larguar. Në praktikën e SPAK kërkon masë sigurie për qytetarët e tjetrë nëse nuk do të ndiqej i njëjti standard do të ishte e çuditshme. Ka shumë persona të tjerë që janë në hetim dhe mund të kenë dijeni për këto vepra penale dhe në këto kushte të kërkohet masë për të që të vijojnë hetimet. Ajo që është interesante është që nuk jep dorëheqjen nga mandati i deputetit. Nëse ai ka vendosur të mos ijë në shqiërpi ose ai këkron ti shmanget drjetësië os epo e ëprdor kohen për të negociuar mbi mundësitë që ka. Ai nuk akuzohet për shëprdorim detyre, por ka përdorur ndikimin e tij për të ndryshuar VKM, apo dhe ligjin për koncesionin”.
Kontrolli i banesës së Ahmetajt për Brahon nuk ka asnjë kuptim.
“Unë nuk e di kë banesë do t’i kontrollojnë Ahmetajt dhe që nga klontrolli i banesës së bashkëjetueses mund t’i ketë të boshatisura. Çdo gjë tjetër mund të ketë kutpim, por kontrolli i banesës duket irrelevant se çdo gjendet në të”. (A2 Televizion)