Merren peng 3 adoleshentë në Cërrik, autorët i godasin me shkelma e grushte e më pas i lirojnë. Shkak xhelozia

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2022, 13:53 | Kronikë
Merren peng 3 adoleshentë në Cërrik, autorët i godasin me

Tre adoleshentë janë arrestuar nga Policia e Cërrikut, pasi akuzohet se, pas një sherri për arsye xhelozie, kanë marrë peng në makinën e tyre tre bashkëmoshatarë të tyre, mes të cilëve edhe një vajzë.

Më pas, ata i kanë goditur me grushte e shkelma tre adoleshentët duke u shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas i ka lënë të lirë ata.

Sipas bluve të Cërrikut, në pranga kanë rënë shtetasit Klodjan Xhavari, Diamant Pupuleku dhe Gurali Shkoza

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin  për motive të dobëta e xhelozie  kanë marrë me forcë në automjet tre adoleshentët, ndërmjet tyre një femër (15-16-vjeçarë) dhe në dalje të Cërrikut i kanë goditur me grushte e shkelma duke u shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas i kanë lënë të lirë.” (A2 Televizion)

Policia e Cërrikut
https://a2news.com/2022/10/04/pengmarrja-ne-durres-tirane-policia-zbardh-disa-ngjarje-te-renda/

A2 CNN Livestream

Latest Videos