Vetëhidhet nga shkëmbi i Kishës së “Shna Ndout”, pema e shpëton nga vdekja

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2022, 18:53 | Kronikë
Vetëhidhet nga shkëmbi i Kishës së “Shna Ndout”,

Besimtarët e pranishëm gjithmonë në kishën e Shna Ndout në Laç, një nga kryeqendrat e besimit në vend, janë shokuar pas aktit të një 29-vjeçare që sot është vetëhedhur nga një shkëmb që ndodhet në oborrin e kishës.  

Vajza e identifikuar me inicialet Xh.M, ka rënë nga një lartësi rreth 10 metra, duke marrë dëmtime dhe fraktura  të shumta por duke shpëtuar nga vdekja  e menjëhershme për shkak të një peme që ka zbutur rënien, dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

 Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se personi vuan prej kohësh nga depresioni  dhe merr trajtim mjekësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos