Një aksident që mund të kishte pasoja fatale ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës.
Një mjet tip furgon, ku po udhëtonin nxënës për një ekskursion, është përplasur me një automjet tip Volkswagen, ku nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht pa persona të lënduar, por shumë frikë për 21 nxënësit që ndodheshin aty.

Sipas burimeve, automjeti i vogël ka tentuar një parakalim të gabuar, duke u ndodhur në një drejtim me autobusin.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. (A2 Televizion)