Tenton t’i vejë flakën komisariatit të Elbasanit, arrestohet 32-vjeçari

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2022, 20:12 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë po aq sa e pazakontë ka ndodhur në komisariatin e policisë së qytetit të Elbasanit, ku rreth orës 18:30, një shtetas i identifikuar si 32-vjeçari me inicialet A.L. ka tentuar t’i vej zjarr këtij institucioni.

Sipas autoriteteve, personi ka ardhur te zyra e informacionit me një shishe benzine në dorë, dhe ka filluar t’i vej flakën dritares.

Menjëherë nga efektivat është fikur zjarri, ndërkohë që autori i sulmit që nuk ka dëmtuar asnjë punonjës, është arrestuar menjëherë,  dhe dyshohet të ketë probleme me shëndetin mendor.

Gjithsesi, autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe kryerjen e veprimeve procedurale për veprën penale: “Shkatërrim i pronës me zjarr”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos