
Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Kurbinit kanë vënë në pranga 3 persona, të cilët gërryenin dhe merrnin inerte në shtratin e lumit Mat.
Të arrestuarit janë shtetasit Fitim Mziu, Vladimir Pera dhe Mark Lleshi, të cilët akuzohen për "Shkatërrimi i pronës", "Shpërdorimi i tokës", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".
Nga shërbimet e Policisë u bë sekuestrimi i një ekskavatori dhe i dy kamionëve që shërbenin për marrjen e inerteve. (A2 Televizion)