Reshjet e dëborës në vend, probleme me qarkullimin dhe energjinë elektrike

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 12:14 | Aktualitet
Reshjet e dëborës në vend, probleme me qarkullimin dhe

Reshjet e dëborës dhe era që përfshinë juglindjen dhe verilindjen e vendit, gjatë mbrëmjes së të hënës dhe gjatë orëve të para të kësaj të marte, kanë krijuar vështirësi me qarkullimin rrugor, rënien e inerteve në rrugë dhe furnizimin me energji elektrike.

Në verilindje të vendit, veçanërisht në qarkun e Kukësit, reshjet e dëborës dhe era e fortë kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Më problematike kanë qenë rënia e inerteve në rrugë. Ndërsa dhjetëra njësi administrative, së bashku me fshatrat e tyre, kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e problematikave të hasura në linjat e transmetimit.

Grupet e OSHEE-së janë në terren për të minimizuar sa të mundin mungesën e energjisë në këto zona.

Ndërkohë edhe në juglindje, veçanërisht në qarkun e Korçës, reshjet e borës kanë qenë intensive gjatë orëve të fundit. Gjatë natës ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe në akset nacionale pasi reshjet kanë qenë të dendura, por asnjë prej këtyre akseve nuk janë bllokuar.

Mëngjesin e së martës, të bllokuara rezultojnë disa zona të thella të qarkut, të cilat vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.

Ndërsa në zonat urbane dhe bashkitë e qarkut të Korçës, situata paraqitet normale si në qarkullimin e mjeteve ashtu edhe në furnizimin me energji elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos