Mesazh Ramës nga Kukësi, Basha: Hap rrugën me të mirë ose ikën me forcë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2020, 14:12 | Politikë
Mesazh Ramës nga Kukësi, Basha: Hap rrugën me të mirë

Kryedemokrati Basha ishte në Kukës ku takoi disa të rinj të qytetit, në kuadër të nismës së tij të quajtur "Po të dëgjoj".

Basha iu kërkoi kuksianëve të mos e braktisin vendin, duke u premtuar se kur të vijë në pushtet do t'i mbajë në pëllëmbë të dorës.

“Në Angli do të jeni vrima e fundit e kavallit, këtu do të jeni në bash të vendit. Jeni qyteti më i diskriminuar dhe më i goditur. Asnjë pengesë nuk do të keni, do të keni vetëm lehtësi”, u shpreh Basha.

Nga qyteti verior, kryetari i PD-së paralajmëroi edhe kryeministrin Rama se nëse nuk i hap rrugë zgjedhjeve, do të largohet me forcë.

“Traun do e heqim, doganën do e heqim. Tani i kemi kërkuar Ramës që të hapë rrugën për zgjedhje, do lesh shqiptarët dhe kuksianët që të shkojnë në zgjedhje. Po nuk e hape me të mirë, rruga tjetër është me forcë, me përballje”, u shpreh Basha.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos