“Ndryshimi antikushtetues”, Meta del pasdite në konferencë shtypi

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2020, 09:29 | Politikë
“Ndryshimi antikushtetues”, Meta del pasdite në konferencë

Zyra e shtypit e Presidentit Meta paralajmëroi se kreu i shtetit do të dalë sot pasdite në një komunikim me gazetarët.

Presidenti i cilëson antikushtetuese, ndryshimet ligjore lidhur me procedurën e betimit të anëtarëve të organeve kushtetuese te Presidenti i Republikës. Presidenca kritikon miratimin e ligjit vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi.

Kjo, sipas saj, tregon mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer. Përfshirja në ligj e betimit me shkrim, kur kushtetuta specifikon qe betimi behet te Presidenti është “Kap çfarë  të kapësh”, shkroi zëdhënësi i Ilir Metës, i cili njoftoi daljen pasdite të Presidentit, për atë që e cilësoi “qëllimin e vërtetë të ligjit për krye-KÇK-në”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos