
Vetëm pak orë pas transferimit me urgjencë në Turqi, duke bërë që i gjithë opinioni sportiv në vend të lutet për të, Skënder Gega jep lajmin e mirë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, trajneri i Kukësit njoftoi se faza kritike e komplikacioneve nga Covid-19 ka kaluar dhe tashmë është drejt shërimit.
Përpos falënderimeve për mbështetjen dhe kurajën, trajneri shkruante: “Mesazhet tuaja ma kanë mbushur zemrën. Tani jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit”.
Pas triumfit në fushë si ish-futbollist dhe në stol si trajner, Skënder Gega po fiton edhe ndeshjen më të rëndësishme të jetës. (A2 Televizion)