
Arturo Vidal postoi në Instagram një “emoji” me fytyrë të nxehur dhe disa grushta, duke treguar se ende nuk i ka dalë inati me arbitrin e ndeshjes, i cili e ndëshkoi me dy kartonë të verdhë për protesta, pas një përplasjeje në zonë të kilianit me Raphael Varane.
Mesfushori i Interit la skuadrën me 10 lojtarë që në pjesën e parë, duke ia bërë edhe më të lehtë fitoren 2-0 Realit të Madridit dhe duke e bërë pothuajse të pamundur kualifikimin e zikaltërve në fazën tjetër të Champions League.
Kjo është hera e tretë që Arturo Vidal është ndëshkuar me karton të kuq në Champions League, dy prej të cilave kanë qenë në ndeshjet ndaj madrilenëve. (A2 Televizion)