“Meta dekoron të vdekurit”, Rama: Shkelje më e rëndë se ajo e Kushtetutës

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 10:34 | Politikë
“Meta dekoron të vdekurit”, Rama: Shkelje më e

“Shqipëria është i vetmi vend në botë ku falë Ilir Metës dekorohen të vdekurit dhe u jepen tituj dëshmorëve dhe heronjve të luftës. Kjo përbën një shkelje edhe më të rëndë se edhe shkelja e Kushtetutës në sensin e antologjikes”.

Kështu u shpreh kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, këtë të martë, në nisjen e procesit për identifikimin e kandidaturave për presidentin e ri të vendit.

“Nga njëra anë, të gjithë ata që e kanë lënë këtë sistem, përfshirë edhe ne që kemi pasur kohën e nevojshëm për ta ndryshuar, kanë kontribuar që Shqipëria të jetë vendi më qesharak në glob. Meta e ka bërë Shqipërinë më qesharake me dekret. Kjo do të ndryshojë. Kështu do të kemi një shtet më serioz, duke pasur një figurë më serioze”.

Rama kërkoi më tej nga deputetët e PS-së zgjedhjen e një emri që të jetë një president normal, siç e quajti ai.

“Do t’iu ftoja të gjithë ju, që përtej këtij procesi që nisim sot me propozimet e sekretuara, të jemi të gjithë aktivë në këtë proces për të dalë në konkluzione sa më të shëndetshme që të ofrojmë një figurë dinjitoze për kreun e shtetit. Nga A-ja dhe Zh-ja mes përcaktimit të kësaj figure, duhet të jetë një njeri normal. Na duhet një president normal në krye të shtetit, kjo është më e rëndësishmja. Për të gjetur një kandidaturë të një njeriu normal, duhet të niseni nga e kundërta e Ilir Metës. Me siguri do të gjeni jo pak”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos