Meta dekreton nga Stambolli lirimin nga detyra të Bajram Begajt

Nga A2 CNN
4 Qershor 2022, 14:42 | Politikë

Presidenti Ilir Meta dekretoi nga Stambolli lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneral Major Bajram Begaj.

Dekreti i hap rrugë votimit të Begajt për President të Republikës, gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Begaj është emri i zgjedhur nga socialistët për të marrë postin më të lartë shtetëror, por menjëherë pas bërjes publike të emrit, kandidatura u kundërshtua nga opozita.

Të shtunën, Sali Berisha e quajti shkelje të Kushtetutës kandidimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për postin e Presidentit të Republikës. Ai i kërkoi Metës që të mos e lejonte që “dhunimi i flagrant i Kushtetutës” - të ndodhte.

Por në një reagim të Presidencës, zëdhënësi Tedi Blushi tha se Meta do të do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/04/begaj-president-berisha-akt-antikushtetues-dhe-i-rrezikshem-meta-te-mos-lejoje-kete-dhunim-flagrant/
https://a2news.com/2022/06/04/rama-begaj-permbush-nevojen-alarmante-qe-ka-presidenca-per-nje-njeri-normal/

A2 CNN Livestream

Latest Videos