Meta dhe Basha me sytë nga rinia: Koha për të refuzuar falsitetin e këtij sistemi

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 12:51 | Politikë

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari Lulzim Basha kanë akuzuar qeverinë sa i takon mundësive për të ardhmen e rinisë shqiptare.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit është shprehur se është koha që të refuzojmë falsitetin e këtij sistemi, pasi nuk i dëgjon dhe nuk u jep asnjë mundësi të rinjve.

“Koha për të refuzuar falsitetin e këtij sistemi, që nuk i dëgjon, nuk i përfshin dhe nuk ju jep asnjë mundësi të rinjve”, shkruan Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3627371570642423

Ndërkohë, kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinj dhe studentë në universitetet e huaja, me fokus të ardhmen e të rinjve në Shqipëri. Ai tha se largimi i pushtetit është urgjencë kombëtare.

“Synimi kryesor i imi, ndryshimit t'i japim fytyrën e rinisë shqiptare. Të mbështesim punësimin e të rinjve. Shqipëria është me fat që të rinjtë më të talentuar kthehen ta ndihmojnë. Kur u jepen mundësitë, të rinjtë shqiptarë performojnë më mirë se të rinjtë europianë. Një qeveri e dështuar prej 7 vitesh duhet të shkojë, të sjellim ndryshim. Potenciali numër 1 mbetet rinia shqiptare. Largimi i pushtetit të dështuar, urgjencë kombëtare”- shprehet kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos