
4 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Demokratike nis caktimin e drejtuesve politikë në qarqe.
Në Shkodër, fushata politike do të drejtohet nga Helidon Bushati. Prezantimi i tij do të bëhet ditën e sotme nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Për drejtimin e fushatës në Fier, pritet të konfirmohet ish-ministri dhe ish-deputeti i kësaj zone, Enkelejd Alibeaj.
Ndërkohë që, emrat e drejtuesve të tjerë të PD-së në qarqe sapo kanë nisur të mësohen, i vetmi që pati më shumë mundësi për fushatë deri tani është ish-kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ish-ministri dhe ish-deputeti i PD, Bujar Leskaj. Ai po punon prej javësh në krye të Qarkut të Vlorës. (A2 Televizion)