Meta: Kandidatët e LSI të mos bien pre e provokimeve, por ditën e zgjedhjeve të mprehin sfurqet

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 11:27 | Politikë
Meta: Kandidatët e LSI të mos bien pre e provokimeve, por ditën e

Me anë të një statusi në Facebook, presidenti Ilir Meta i kërkon kandidatëve të LSI-së që të mos bien pre e provokimeve, për një rast në Fier, ku Kejdi Mehmetaj është shprehur se po hiqen banderolat e LSI pasi do të shkojë Rama.

Por më tej, Meta u bën thirrje kandidatëve të LSI që të mprehin sfurqet nëse preken votat ditën e zgjedhjeve.

“U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t'i mprehin sfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t'i ndjekim këmba-këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma”, shkruan Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos