Meta: Në vend që të merremi me menaxhimin e pandemisë, po i vëmë kazmën Teatrit

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 12:28 | Politikë
Meta: Në vend që të merremi me menaxhimin e pandemisë, po i

Presidenti Ilir Meta u shpreh se e ka të vështirë “të besojë disa fakte dhe akte” në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Nuk kemi të bëjmë thjesht me shkelje të Kushtetutës, me përgjegjësi penale të personave që do të përfshiheshin në prishjen e teatrit, por faktet e fundit flasin për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale”, tha Meta.

Kreu i Shtetit shtoi: “Na mjaftojnë kujtimet e kazmave të komunizmit ndaj kishave dhe xhamive. Në këtë situatë ende pandemie, në vend që të merremi me menaxhimin më të mirë dhe më transparent të saj dhe të merremi edhe me pasojat e saj në ekonomi, nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë që t’i vëmë kazmën Teatrit Kombëtar, që do të ishte provokim serioz për paqen sociale në vend. Shpresoj që të ketë reflektim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos