"Punësime për vota", Meta: 10 mijë vende për fuksat e qeverisë

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 12:26 | Politikë
"Punësime për vota", Meta: 10 mijë vende për

Presidenti Ilir Meta akuzon qeverinë se ka bërë 10 mijë punësime para zgjedhjeve parlamentare me qëllim shtimin e votave.

"Shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të "rehatuar" kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë". 

Në rrjetet sociale, Presidenti shprehet se 25 prilli do të jetë një referendum kundër partisë në pushtet që sipas tij, po përgjon shqiptarët nëpërmjet sistemit të patronazhistëve dhe po i paguan ato me taksat e shqiptarëve. Sipas Metës, qytetarët më 25 prill do të rivendosin rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës. 
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos