Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri: Basha e Berisha duan Shqipërinë e Madhe, krenar që po i pengoj

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 12:24 | Politikë
Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri: Basha e Berisha

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, komenton lidhur me fushatën dhe zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Gjatë një interviste televizive, numri një i Beogradit pohoi se po ndiqte me vëmendje sondazhet, të cilat sipas tij sugjerojnë një diferencë nga 1 deri në 3 për qind mes partive kryesore.

Vuçiç deklaron se pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha, të cilin e konsideron si promovues të idesë për Shqipërinë e Madhe.

“Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon”, thotë ndër të tjera Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos