Meta: Opozita merr mbi 90 mandate. Komisionerët të japin jetën për të mbrojtur votën

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 13:25 | Politikë
Meta: Opozita merr mbi 90 mandate. Komisionerët të japin jetën

Presidenti Ilir Meta tha se opozita do të arrijë të marrë mbi 90 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, duke hedhur poshtë, sipas tij, sondazhet e bëra deri tani.

“Të gjitha sondazhet që kanë dalë deri tani janë të gjitha të blera nga Edi Rama. Opozita ka mbi 90 mandate, po të dojë të shesë ndonjë, le ta bëjë. Nuk ka për ta lejuar Ilir Meta as këtë gjë. Do t’i drejtohet të gjithë popullit opozitar”, tha Presidenti në konferencë për mediat.

“Vlora do t’ia bëjë fora. Unë do të jem atje në numërimin e votave. Dhe do të verifikoj të gjithë komisionerët , të opozitës të paktën, sepse kanë detyrë të japin jetën për të mbrojtur votën e vlonjatëve. Dhe në të gjithë Shqipërinë. Prandaj larg duart nga zgjedhjet, nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/19/meta-njerez-te-opozites-jane-marre-peng-per-te-bere-gjoja-opozite/
https://a2news.com/2021/04/19/patronazhistet-meta-jane-futur-edhe-te-jeta-intime-e-qytetareve-do-te-publikoj-edhe-prova/
https://a2news.com/2021/04/19/mbrojtja-e-votes-eshte-mbrojtja-e-atdheut-meta-pyes-ramen-perse-iu-ke-marre-te-drejtat-shqiptareve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos