
Për Partinë Demokratike, Edi Rama po tenton të kapë dhe kontrollojë politikisht Gjykatën Kushtetuese.
“Ne mbështesim plotësisht qëndrimin e Presidentit të Republikës për emërimet në Gjykatën Kushtetutese”, shprehet Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
Lidhur me dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias, Partia Demokratike shpreh bindjen se për Shqipërinë është me rëndësi themelore vënia në funksionim sa më parë e Gjykatës Kushtetuese.
“Duke patur në konsideratë se Komisioni i Venecias nuk jep vendime, por opinione, e vetmja pasojë do të ishte vonesa e bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese”, lexohet në deklaratë. (A2 Televizion)